Ndeshja Roskovec- Kurjan

Ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku” midis Roskovecit dhe Kurjanit që u zhvillua më 8 korrik 2017, përfundoi me rezultatin 2-0 , ndeshje e cila përcaktoi dhe ekipin e parë finalist. Të gjitha parametrat e një takimi zyrtar u zbatuan me korrektesë. Deri tani kur ka mbetur edhe një takim pa u zhvilluar ai midis Strumit dhe Kumanit, në krye të klasifikimit është Roskoveci me 6 pikë, në vend të dytë Kumani me 3 pikë, Strumi me 3 pikë dhe Kurjani me 3 pikë. Takimi i radhës midis Strumit dhe Kumanit do të zhvillohet më datë 15 korrik, ora 18: 00, tek fusha e sportit Suk 1. Kjo ndeshje e fundit do të përcaktoj dhe finalistin e dytë.

#Kupa24Korriku

Ndeshje Veteranësh

Ndeshje veteranësh???
Po po
Në 23 Korrik, ditën e festës së madhe do të organizohet ndeshja midis veteranëve të bashkisë Roskovec, ora 17: 00, tek fusha e sportit Roskovec.
Dhe jo vetëm kaq…
Për më shumë ju ftojmë të bëheni pjesë. Momente të bukura dhe të veçanta na presin.

TË GJITHË NË FUSHËN E ROSKOVECIT

Të dielën finalja e madhe: ROSKOVECI – STRUMI

Festa e 24 Korrikut ka një tjetër pikë kulmore; ndeshjen finale midis Roskovecit dhe Strumit që zunë dy vendet e para gjatë ndeshjeve direkte të kupës që mban emrin e festës sonë-24 korrik.

Me këtë rast ftojmë të gjithë sportdashësit të shijojnë një ndeshje të veçantë. Njëkohësisht ju bëjmë dhe një sqarim. Në rast se koha e rregullt prej 90 minutash del barazim, nuk do të ketë kohë shtesë, por do të gjuhen penalltitë.

Pas përcaktimit të fituesit, do të ketë një ceremoni e bukur ku do të shpërndahen certifikata dhe medalje. Për fituesit është një kupë. Prandaj të gjithë futbollistët që kontribuan për këto ndeshje janë të ftuar të marrin pjesë.

Ejani të gjithë në fushën e Roskovecit.

NDESHJA QË MBYLLI FAZËN DIREKTE

Ditën e premte në fushën e Roskovecit u zhvillua ndeshja direkte midis Kurjanit dhe Kumanit. Takimi që u zhvillua nën drejtimin korrekt te treshes së gjyqtarëve me kryesor Kreshnik Cjapi, u ndoq me interesim nga qytetarët. Ekipi i Kumanit kaloi shpejt në avantazh. Por dhe ekipi i Kurjanit iu përgjigj shpejt me golin e barazimit. Por ekipi i Kumanit u tregua më i organizuar duke e fitur këtë ndeshje me rezultatin 6-2.
Në këtë mënyrë ka përfunduar faza e ndeshjeve direkte duke përcaktuar edhe renditjen si më poshtë:
Roskoveci 7 pikë
Strumi 5 pikë
Kumani 3 pikë
Kurjani 1 Pikë.
Në këtë mënyrë ekipet finaliste Roskoveci dhe Strumi do të përballen edhe një herë më datë 24 korrik për të fituar kupën më emrin “24 korrik”.

BARAZIM ME LOJË DHE ME GOLA

Ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku” midis Strumit dhe Roskovecit që u zhvillua më 24 qershor 2016, përfundoi me barazimi 1-1. Të gjitha parametrat e një takimi zyrtar u zbatuan me korrektesë. Gjyqtarët me kryesor Kreshnik Cjapi shprehen të kënaqur nga ky organizim i cili jo vetëm në Qarkun e Fierrit, por edhe në rajonin e Jugut mbetet model.
Deri tani kur ka mbetur edhe një takim pa u zhvilluar ai midis Kurjanit dhe Kumanit, në krye të klasifikimit janë Roskoveci me 7 pikë dhe Strumi me 5 pikë. Takimi i radhës midis Kurjanit dhe Kumanit do të zhvillohet më datë 1 korrik, në Roskovec në orën 18.00.

SHUMË GOLA, SHUMË EMOCIONE

Sot ditën e shtunë datë 18 qershor u zhvillua ndeshja e futbollit midis ekipit të Roskovecit dhe atij të Kumanit. Interesim i madh për këtë takim. Të dy ekipit i kanë vlerësuar me seriozitet këto takime. Loja u zhvillua korrekte. Në përfundim Roskoveci fiton me rezultatin 4-2.

Tani kur kanë mbetur edhe 2 takime Roskoveci kryeson me 6 pikë, i ndjekur nga Suku me 4 pikë po me një ndeshje më pak , Kurjani me 1 dhe Kumani me O pikë.
Fotoreportazhi sjell emocionet nga takimi i ditës së sotme.

 

ROSKOVECI – KUMANI

Të shtunën më datë 18 qershor, ora 18.oo në fushën e futbollit Roskovec do të zhvillohet ndeshja e futbollit ROSKOVECI – KUMANI. Ky ndryshim i kalendarit erdhi pas vrejtjeve që bëri ekipi i Strumit që ka luajtur 2 ndeshje radhë. Gjithashtu për shkak të temperaturave të larta që parashikohen, edhe orari i ndeshjes u spostua me 1 orë.

FUTBOLL DHE EMOCION

Sot më datë 10 qershor 2016 në orën 17.oo në fushën e bukur të Sukut u zhvillua ndeshja e radhës midis ekipit të Njësisë Administrative Strum dhe atij të Kurjanit. Interesimi i madh për këtë ndeshje u shoqërua edhe me lojën e bukur të të dy ekipeve. Spektakël në lojë, por dhe me gola. Plot 8 gola e bënë edhe më të bukur lojën. Rezultati përfundimtar 4-4. Gjatë gjithë lojës nuk pati asnjë problem. U duatrokitën edhe gjyqtarët me kryesor Kreshnik Cjapi. Fotoreportazhi sjell pamje dhe emocione nga kjo ndeshje.

Në këtë mënyrë ekipi i Strumit kryeson klasifikimin me 4 pikë, ndjekur nga Roskoveci me 3, Kurjani me 1 dhe Kumani me O pikë.
Takimi i radhës është Roskoveci – Strumi, të shtunën e ardhshme

NJË NDESHJE ME STANDARTE

Ditën e shtunë më 4 qershor 2016 në fushën e bukur të Suk-1 u zhvillua takimi i radhës midis ekipit përfaqësues të Njësisë Administrative Strum dhe atij të Kumanit. Më herët organizatorët kishin marrë masat e duhura; fusha ishte vizuar,ishin vendosur flamujt. Në orën 17 ndeshja filloi me fotot e rastit të ekipeve. Kjo ndeshje kishte ngjallur interesim të madh tek banorët vendas dhe jo vetëm. Edhe në këtë ndeshje e pranishme ishte kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFi si dhe zëvendëskryetari Afrim Plaka. Kjo ndeshje u drejtua nga një 3-she gjyqtarësh të kategorisë superiore me kryesor Kreshnik Cjapi dhe ndihmsat e tij Albano Konoceri dhe Ramazan Thaçi.

Takimi ishte vlerësuar nga të dy ekipet. Të parët kaluan në avantazh ekipi I Kumanit. Por futbollistët e Strumit u mobilizuan dhe me një lojë të organizuar arritën të barazojnë dhe përmbysin rezultatin. E gjithë ndeshja përfundoi 3-1 në favor të ekipit vendas-Strum.
Pas dy ndeshjeve Strumi dhe Roskoveci kanë nga 3 pikë por vendin e parë e ruan Strumi me golaverazh më të mirë

FUTBOLLI FILLOI, “RRUFEJA” DO GJËMOJË

Dje, ditën e shtunë datë 28 maj 2016 ishte një ditë historike për bashkinë e Roskovecit. Startoi kupa “24 Korriku” midis ekipeve të njësive administrative. Ishte fillimi i një ëndrre gati 30 vjecare
Shorti i hedhur disa ditë më parë vuri përballë ekipin e Roskovecit me atë të Kurjanit. Me një ceremoni modeste ekipet u rreshtuan të shoqëruar edhe nga fëmijët që luajnë në ekipet zinxhir.

Më pas u erdhi radha e fotografive zyrtare të të dy ekipeve dhe një të përbashkët ku e pranishme ishe dhe zj. Majlinda BUFI, kryetare e Bashkisë. Me duartrokitje u prit edhe një moment tjetër: në rrethin e mesit të fushës u rreshtuan në formë harku për të nderuar me një minutë heshtje ish-futbollistin e “RRUFESË” Dine Braho që ndërroi jetë para disa ditësh. Në shenjë nderimi për të ishte përgatitur edhe një fanelë simbol me mbishkrimin “Dine Braho jeton- Rrufeja”.

Zyrtarisht topin e parë e shkelmoi kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI e cila përshëndeti të pranishmit e shumtë . Loja u zhvillua e bukur dhe tregoi rivalitet të plotë. Në përfundim fitues doli ekipi i Roskovecit me rezultatin 3-2. Më pas të dy ekipet kaluan se bashku disa momente miqësore e shlodhjeje ne një bar –kafe.

Ky është vetëm fillimi . Takimi tjetër do të jetë STRUMI – KUMANI që do të luhet në fushën e bukur të SUK-1. Në ditët në vijim do të ketë edhe një tjetër fotoreportazh nga ky event historik.