Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Ndeshja “Roskovec- Strum”

Ditën e shtunë, më datë 24 Qershor u zhvillua ndeshja midis ekipeve të Njësive Administrative Roskovec dhe Strum. Ashtu si dhe ndeshjet paraardhëse dhe kjo ndeshje pati interes të lartë nga qytetarët. Fitues doli ekipi i Strumit me rezultatin 2-3.Takimi i rradhës midis Kumanit dhe Kurjanit do të zhvillohet më datë 1 Korrik, në Roskovec në orën 17: 00.
Deri më tani nga ndeshjet e zhvilluar kemi rezultatet si më poshtë:
Roskovec- 3 pikë
Kurjan – 3 pikë
Strum – 3 pikë
Kuman – 0 pikë

#Kupa_24_Korriku
[lsvr_gallery images=”5494,5495,5496,5497,5498,5499″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KUZ Marinëz

Vazhdon puna për kanalizimet e ujrave të zeza në fshatin Marinëz. Punimet janë zhvendosur në brendësi të fshatit.
Gjithmonë në shërbim të komunitetit.
#Fazë_punimesh
#Bashkia_Roskovec
 [lsvr_gallery images=”5518,5519,5520″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime në bujqësi

Asgjë nga ç’ishte nuk është sot.
Ndërhyrje e domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të Jagodinës dhe prodhimit bujqësor vendas.
Kanale të padukshme që rikthehen në punë.
[lsvr_gallery images=”5424,5425″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dhuro Gjak- Shpëto një Jetë

Qendra Shëndetësore Kuman ashtu siç e kishte paralajmëruar, sot kishte marrë masat që të bëhej dhurimi vullnetar i gjakut. Mjekët dhe infermierët ishin përqëndruar në Qendrën Shëndetësore Kuman ku ishin të shumtë ata që dhuruan gjak nën slloganin “DHURO GJAK- SHPËTO NJË JETË”.
Znj. Blerina Buzi Drejtoresha e qendrës kishte marrë masat dhe ishte pranë çdo dhuruesi.
Një falenderim i veçantë i shkon të gjithë dhuruesve të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme humanitare.
[lsvr_gallery images=”5437,5438,5439,5440,5441,5442″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projektimi i rrugës së Liqenit

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi premtoi se dhe rruga e Liqenit shumë shpejt do të prekte ndryshimet fal Rilindjes Urbane.
Sot filloi projektimi i rrugës që së shpejti të fillohet nga rikonstruksioni i saj.
Urbanizimi është më afër se ndonjëherë.
[lsvr_gallery images=”5445,5446,5447,5448,5449″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje Urbane

Një premtim i mbajtur.
U premtua se të gjithë banorët e Kumanit fal Rilindjes Urbane do të kishin një qendër të kompletuar.
Transformimi sot është më shumë i dukshëm dhe me vendosjen e këndit të lojrave për vogëlushët të cilët e përuruan ende pa u përfunduar.
[lsvr_gallery images=”5452,5453,5454,5455,5456″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndeshja “Strum- Kurjan”

Ditën e djeshme më datë 17 qershor u zhvillua ndeshja e futbollit midis ekipeve të Njësive Administrative Strum dhe Kurjan e cila u zhvillua në fushën e sportit Suk 1.
Ndeshja u ndoq me interes të lartë dhe nga vetë Kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi. Loja u zhvillua korrekte dhe përcolli emocione tek sportdashësit. Në përfundim fitoi skuadra e Kurjanit me rezultatin 2- 4.
I urojmë suksese djemëve në ndeshjet e ardhshme.
#Kupa_24_Korriku
[lsvr_gallery images=”5410,5411,5412,5413,5414,5415,5416,5417″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Strum- Kurjan

Vazhdojnë ndeshjet për kupën “24 Korriku”   
Pas ndeshjes së parë midis skuadrave të Roskovecit dhe Kumanit e cila doli me rezultatin 4-1,ditën e shtunë në orën 17: 00 në fushën e sportit Suk 1 zhvillohet ndeshja e rradhës midis skuadrave të Njësive Administrative Strum dhe Kurjan.
Të bashkohemi të gjithë të kalojmë një pasdite ndryshe.

Facebook
Facebook