Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Vizitë në fshatin Luar nga studentët e Akademisë së Arteve

📌Sot në Luar , i përzgjedhur në
“ 100 fshatrat turistikë” për bashkinë Roskovec
📌Me studentët e Akademisë së fshatrave turistikë dhe kryetarin e fshatit Luar
#Egjithëvëmendjatekqytetarët
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9116,9117,9118,9119,9120,9121″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa publike për tarifat e Ujësjellësit

U zhvillua ditën e sotme dëgjesa publike për tarifat e ujësjellësit Roskovec.
Gjatë këtij takimi u zhvilluan dhe konsultime për performancën dhe vazhdimësinë e Ujësjellës Kanalizime Roskovec.
Të pranishëm në këtë takim ishin : Kryetari i Entit Rregullator të Ujësjellësve z. Ndriçim Shani, përfaqësues nga bordi drejtues z. Maksim Goga, Administratori i Ujësjellës Kanalizim Roskovec z. Admiran Stani, përfaqësues nga komuniteti, bizneset dhe grupet e interesit.[lsvr_gallery images=”9135,9136,9137,9138,9139,9140,9141,9142″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Restaurimi i shkollës 9-vjeçare “Alush Grepcka”

📌Ndërtimi i palestrës
📌Ndërtimi i terreneve sportive të hapura
📌Sistemimi i gjithë territorit
📌Rrethimi i ambientit
Të gjitha këto në shkollën 9-vjecare “Alush Grepcka “
Puna sapo ka filluar …
#Egjithavëmendjatekqytetarët
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9146,9147,9148″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me përfaqësues të komunitetit Rom

Ditën e sotme, Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e komunitetit Rom. Ky takim u organizua në formën e një bashkëbisedimi rreth problematikave dhe shqetësimeve të përditshme që has ky komunitet.
Kryebashkiakia zj. Bufi iu bëri të njohur projektet e ardhshme dhe aktivitetet sociale që janë miratuar nga Bashkia, të cilat prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë komunitetin.
#Eleminojmëbarrierat
#Mëpranëkomunitetit
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9151,9152,9153,9154,9155,9156″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i Qendrës Shëndetësore Roskovec

Vazhdon rehabilitimi i jashtëm i qendrës shëndetësore në Roskovec.
Kemi realizuar rikonstruksioni i plotë i tre qendrave shëndetësore Roskovec, Kurjan dhe Strum si bashkëpunim i Bashkisë Roskovec dhe projektit “Shëndet për të gjithë”.
Vëmendja jonë është tek qytetarët, të cilët marrin sot shërbime shëndetësore më cilësore.✅[lsvr_gallery images=”9271,9272,9273,9274,9275,9276″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Ndërkombëtare e Paqes

I takuat disa të rinj në Roskovec të cilët shpërndanin fjongo të bardha?
E patë marshimin e disa gjimnazistëve me mesazhe sensibilizuese në duar?
Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të [lsvr_gallery images=”9286,9287,9288,9289,9290,9291,9292″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”].
Dita Ndërkombëtare e Paqes shënohet duke dhënë mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve.
Ky aktivitet i vogël por me dëshirën e madhe kishte qellim të ndërgjegjësonte qytetarët se shoqëria ka nevojë për paqe dhe bashkëpunim mes njëri- tjetrit.

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në Kuman

Çdo ditë jemi një hap përpara në rikonstruksionin e rrugëve, rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit, sistemimin e kanalizimeve dhe ujrave të zeza, etj.
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në lagjen Shurdhenj, Kuman.
Drejt #Transformimit_Urban[lsvr_gallery images=”9296,9297,9298,9299,9300,9301″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve

Pas disa kanaleve që pastrohen dhe që i kemi pasqyruar ,
filloi dhe vazhdon puna për pastrimin e kanalit kullues K 37 në Velmish.
Angazhimi dhe puna jonë do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të kanaleve kulluese në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec , duke garantuar siguri dhe cilësi të prodhimeve bujqësore dhe investimeve të fermerëve.
[lsvr_gallery images=”8760,8761,8762,8763,8764,8765,8766″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Qendra e qytetit

Projekti më i fundit , më i rëndësishëm , më bashkëkohor i qendrës së qytetit sapo është shpallur 👍
Në pritje të kompanisë fituese që do të realizojë zbatimin e tij 😀
[lsvr_gallery images=”8754,8755,8756,8757″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook