Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

KUZ VAZHDON PUNIMET

Në njësinë administrative Strum, fshati Suk 2, në lagjen e ashtuquajtur Zogallar, kanë filluar punimet nga KUZ. Këto punime po bëhen për ti ardhur në ndihmë banorëve gjatë stinës së dimrit dhe për t’i paraprirë problematikave të shumta të kësaj periudhe.
Pikërisht për këtë arsye puntorët e Kanalizimeve dhe Ujrave të Zeza po punojnë për shtrirjen e linjave të tubacioneve dhe hapjen e pusetave të nevojshme.
Mëposhtë ndiqni fotot nga proçesi i punës së këtij sektori.

PUNIMET NE LUAR VAZHDOJNE

Filloi faza e parë për rikonstruksionin e rrugës Çobenj- Kërranjak- Hazizaj në fshatin Luar të Njësisë Administrative Kuman. Ky investim ishte i shumëpritur nga banorët e këtij fshati për shkak të pamundësisë për të kaluar në këtë segment rrugor.
Gjatësia e kësaj rruge është rreth 3 km dhe punimet po kryen nga firma “ 2Z Konstruksion”.
Fillimi i punimeve është ndjekur nga vetë administrator i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu.
Më poshtë ndiqni fotoreportazhin nga fillimi i punimeve.

TROTUAR NE VELMISH

Në njësinë administrative Strum, fshatin Velmish kanë filluar punimet për trotuarin e rrugës kryesore.Prej shumë kohësh nuk ishte vënë dorë në këtë segment rrugor dhe kalimi në të ishte bërë pothuajse i pamundur .Kishte ardhur koha për t’i risjellë jetën dhe gjallërine edhe kësaj pjese dikur të harruar të Bashkisë Roskovec.
Gjatësia e këtij segmenti është 1272 metër linear dhe punimet po kryen nga firma “ Ajzberg dhe Sardo”.
Punimet ndiqen me interes të lartë nga punonjësit e Bashkisë.

INVESTIM I SHUMEPRITUR

Pas investimeve të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec, nuk mund të mungonte dhe investimi në rrugën e Kurjanit. Sot ka filluar rikonstruksioni i plotë i kësaj rruge. Kjo rrugë nuk kishte njohur asnjë investim deri më sot dhe ndodhej në gjëndje të mjeruar prej kohësh.Sot fillimi i punimeve është ndjekur me interes të lartë nga vetë kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi.

INVESTIMET PER RRUGET VAZHDOJNE

Në njësinë administrative Strum filloi zgjerimi dhe shtrimi i rrugës nga qendra e Strumit drejt të ashtuquajturës shkolla e vjetër. Në këtë projekt një gjatësi rruge prej 190 metra linear do të shtrohet me asfalt dhe në të dyja anët e kësaj rruge do të këtë trotuar dhe ndriçim. Ndërsa për shtrimin e 406 metrave të po kësaj rruge do të përdoret rërë bituminoze.
Këto punime po bëhen me me fondet e Bashkisë Roskovec dhe nën kujdesin e drejtpërdrejt të kryetares zj. Majlinda BUFI. Firma ndërtuese është “ Shkëlqimi 07” e cila njihet për korrektësi në afate dhe cilësi të lartë të punimeve. Punimet ndiqen çdo ditë nga përfaqësues të stafit të bashkisë Roskovec.

UNAZA E ROSKOVECIT

Pas përfundimit të sinjalistikës, krijimit të hapsirave për biçikleta, vazhdon puna për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërta. Unaza e Bashkisë së re të Roskovecit, e ndërtuar përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, i ka dhënë fund një plage të vjetër të qytetit, duke ndërlidhur banorët me rrugët nacionale dhe duke lehtësuar ndjeshëm kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

VIZITA E KRYEMINISTRIT RAMA NE BASHKINE E ROSKOVECIT

Banorë të Roskovecit dhe të fshatrave përrreth u mblodhën për të pritur Kryeministrin Rama. Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI, deputetët e qarkut të Fierit z. Gramoz Ruçi dhe z. Anduel Xhindi, Prefekti Xhevit Bushaj drejtues të njësive administrative dhe intelektualë të tjerë iu drejtuan fshatit Suk, aty ku u zhvillua një bashkëbisedim i hapur me Kryeministrin. Zonja Majlinda BUFI e njohu kryeministrin dhe gjithë të pranishmit për punën e mirë që po bëhet në cdo fshtat të Bashkisë Roskovec. Puna e nisur me investime të mëdha si unaza e qytetit Roskovec, shtrimi i rrugës së Vlosh- Ngjegjar, sigurimi i ujit të pijshëm dhe fillimi i rikonstruksionit të rrugës në Luar, fillimi i punës për ndërtimin e rrugës së Kurjanit, hapja dhe pastrimi i kanaleve në të gjithë fushën nga Strumi, Matka, Marinza, Kuman etj. duket nga të gjithë. Vetëm në një vit dhe investimet flasin për seriozitet në shërbimet ndaj komunitetit.
Zoti Rama falenderoi kryetaren e Bashkisë zj. Majlinda BUFI për gjithë këtë punë të mirë dhe premtoi se qeveria që ai drejton mbështet ato projekte që vihen në shërbim të qytetarëve dhe sjellin zhvillim.
Takimin zyrtar që u ndoq me interesim në Suk dhe disa banorë që dëshironin të bënin një foto me kryeministrin, i ndiqni në këtë fotoreportazh.

Partnerët në Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, ka qënë pjesë e takimit të organizuar sot në qytetin e Fierit nga Partnerët në Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore dhe Inpektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Gjithçka ka qënë në kuadër të një takimi konsultues mbi Aktet Nënligjore të Ligjit Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e Sinjalizuesve”.

MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK

Ditën e enjte më datë 29 shtator 2016 u zhvillua mbledhja e Këshillit bashkiak. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI. Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin shtator 2016
2. Ngritja e komisionit për rimatjen dhe përcaktimin e kufijve të sip. Bujqësore të fermerëve sipas ndarjeve të bëra na nga ligji 7501 në vitin 1991.
3. Miratimi i fondit për pastrimin e kanaleve kullues në Marinëz.
4. Për rregjistrimin e gjithë inventarit të pronave të paluajtshme në Nj. Administrative Strum
Për këto e probleme të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkik u dhanë shpjegime nga stafi drejtues i bashkisë dhe nga vetë kryetarja M. BUFI. Në fund u morën vendimet përkatëse.

DHURO GJAK- SHPËTO NJË JETË

Qendra Shëndetësore Strum ashtu siç e kishte paralajmëruar, sot kishte marrë masat që të bëhej dhurimi vullnetar i gjakut. Mjekët dhe infermierët ishin përqëndruar në shkollën e Strumit ku mësues dhe intelektual, drejtues të Njësisë Administrative Strum dhuruan gjak nën slloganin “DHURO GJAK- SHPËTO NJË JETË”.
Drejtoresha e qendrës mjekja Besa Hyka kishte marrë masat dhe ishte pranë çdo dhuruesi. Ndiqni fotoreportazhin e radhës.

Facebook
Facebook