Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

RRUGET E BRENDSHME TE LAGJEVE

Infrastruktura rrugore është shumë e rëndësishme dhe një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Roskovec. Vazhdohet të punohet intesivisht për rrugët e brendshme të lagjeve. Një punë që nuk është ndalur asnjë ditë dhe do të vazhdojë kështu në të gjithë territorin e Bashkisë.Pas përfundimit të fazës së parë filloi shtrimi me asfalt i këtyre segmenteve rrugore.
[lsvr_gallery images=”3601,3602,3603,3604,3605,3606,3607″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INVESTIME NE ROSKOVEC

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që Roskoveci të kishte kaq shumë investime në kaq kohë të shkurtër.
Një artikull nga Neoalb për investimet e bëra nga Bashkia jonë.
Ky është vetëm fillimi. Investime më të mëdhaja priten.
KLIKONI KETU PER TE LEXUAR ARTIKULLIN

INVESTOHET NE RRUGET E BRENDSHME

Pas shumë dekadave të lëna pas dore, pa investime , duke u kthyer në një problem jetik për qytetarët, kanë vazhduar punimet të rrugët e brendshme të qytetit. Jo vetëm rrugët kryesore por tashmë Bashkia Roskovec po investon për herë të parë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lagje. Punimet kanë filluar në rrugët “Refat Çepele” dhe “Jonus Çepele”. Rrugët e brendshme të qytetit, sistemimi dhe riorganizmi i hapsirave publike do t’i japë një tjetër fizionomi lagjeve dhe gjithë qytetit.
[lsvr_gallery images=”3589,3590,3591,3592,3593,3594″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

RRETHRROTULLIMI I RI

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të dytë . Një investim që zgjidh qarkullimin e mjeteve në hyrje dhe dalje te unazës lindore të qytetit.
[lsvr_gallery images=”3550,3551,3552,3553,3554″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KOPSHTI I RI NE ROSKOVEC

Po shkojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e kopshtit më të ri në Roskovec .
Vitin që vjen fëmijët do të kenë ambiente më të mira dhe më të bollshme !
[lsvr_gallery images=”3543,3544,3545″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

BASHKIA NE FESTE

Në kishën 700 vjeçare të Shën Kollit, në fshatin Kurjan u zhvillua festa e shumëpritur e Ullirit. Një organizim i përsosur nga Bashkia Roskovec, me vëmendje të veçantë të kryetares së Bashkisë znj. Majlinda Bufi.  Në festë ishin të ftuar deputeti i zonës  z. Anduel Xhindi,  deputetja e Fierit znj. Antoneta Dhima, deputetja e Elbasanit znj. Evis Kushi, kryetarja e Bashkisë së Patosit znj. Rajmonda Balili, zv.ministri i Kulturës z. Zef Çuni.
Siç dhe ishte lajmëruar, s’mund të mungonin këngëtarët e afirmuar si  Kozma Dushi dhe Françesk Radi,pjemarrës të shumtë nga komuniteti, mësues dhe nxënës.
Festa ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme  si paniri me prodhime bujqësor – blektorale, mbjellja e ullinjëve nga vetë kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, demostrimi i përfitimit të vajit me metodën e shtypjes me këmbë. Në panair  ishin të pranishëm dhe disa  nga pronarët e fabrikave të vajit dhe fermerë te ullirit.
Fotot e mëposhtme ju japin emocionet e krijuara nga kjo festë.
 
[lsvr_gallery images=”3520,3521,3522,3523,3524,3525,3526,3527,3528,3529,3530,3531,3532,3533,3534,3535,3536″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ANALIZA VJETORE NE SHKOLLEN “ALUSH GREPCKA”

Sot më datë 26.10.2016 në shkollën 9-vjeçare “Alush Grepcka” u zhvillua analiza vjetore 2015-2016. Në këtë analizë morën pjesë nënkryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, Përgjegjësja e Arsimit dhe Sportit znj. Klarida Baba, kryetar i bordit të shkollës z.Leksi Goga, drejtoresha e shkollës znj. Kristina Kola si dhe stafi i mësuesëve. Gjatë prezanimit u bë krahësimi i arritjeve që kjo shkollë ka patur dhe objektiva e vendosur për këtë vit të ri shkollor.
Ju urojmë suksese të mëtejshme mësuesve në punën e tyre fisnike!
[lsvr_gallery images=”3499,3500,3501,3502,3503,3504,3505,3506″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

RRUGËS PËR NË KURJAN

Sot në fillim të javës në kuadër edhe të përgatittjeve për FESTËN E ULLIRIT duke shkuar për në Kurjan, pikërisht në kishën 700 vjecare të Shën Kollit, në rrugë pamë një skrep që pastronte vendin e mbetjeve urbane. Në krye të punës ishte përgjegjësi i sektorit të pastrimit zoti Fatjon Agaçi.
Një ndalesë tjetër ishte ajo tek fabrika e vajit që mban emrin “Maliq Hoxha”. Një impiant vërtetë modern ku gjeje klientë nga e gjithë zona. Aty gjetëm edhe zëvendëskryetarin Jorgo Begaj dhe administratorin Kadri Hyskaj që interesoheshin për pjesëmarrjen e kësaj fabrike në panairin që do të hapet më datë 28 tetor në festën e ullirit. Pronarët e fabrikës ishin të interesuar për këtë event dhe premtuan se do të jenë pjesë e festës.
Në majë të kodrës, aty ku kisha e Shën Kollit duket si një “Akropol” i vetetë,, punëtorët e njësisë administrative kishin filluar të rregullonin mjedisin brenda dhe rreth kësaj kishe 700 vjecare.
Ndiqni fotoreportazhin
[lsvr_gallery images=”3481,3482,3483,3484,3485,3486,3487″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ANALIZA VJETORE 2015-2016

Në shkollën 9-vjeçare “Rexhep Kothere” të Njësisë Administrative Kuman, më datë 21.10.2016, u zhvillua analiza mësimore për vitin shkollor 2015- 2016. Kjo analizë u organizua nga drejtori i shkollës z. Margarit Dhima. Pjesmarrës ishin nënkryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, Përgjegjësja e Arsimit dhe e Sportit znj. Klarida Baba, stafi i mësuesve, mësuesit veteran dhe nxënësit. Nga analiza e bërë u vu re se ka një rritje të mesatares në krahësim me vitet e kaluara në disa lëndë por në disa të tjera një mesatare e qendrueshme.
Ju urojmë suksese mësuesve në punën e tyre!
[lsvr_gallery images=”3469,3470,3471,3472,3473,3475,3476,3477″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PROJEKT ZHVILLIMOR I QENDRES SE KUMANIT

Në Njësinë Administrative Kuman, fshati Kuman, ditën e djeshme më datë 21.10.2016, filloi faza e parë për rikonstruksionin e qendrës së këtij fshati. Lirimi i hapsirave publike dhe zbatimi i një sërë projektesh infrastrukturore do t’i japin së shpejti qytetit një pamje dhe dimension tjetër.
[lsvr_gallery images=”3461,3462,3463,3464″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook