Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Hapësira të gjelbëruara

Po po !
Lulishte tjetër po ndërtohet në Roskovec. Ashtu siç u transformua lagjia e ashtuquajtur “Ish Furri i Bukës” nga një gërmadhë në një lulishte të gjelbëruar ashtu po transformohet dita- ditës dhe zona pranë Spitalit në Roskovec. Shumë shpejt banorët e kësaj zone do të kenë një ambient relaksues dhe të gjelbëruar për të gjithë grupmoshat.
🔜Dhe pak ditë na ndajnë për transformimin përfundimtar.
#Hapësira_të_gjelbëruara
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5320,5321,5322,5323″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kupa “24 Korriku”

Sot startoi kupa “24 Korriku” midis ekipeve të Njësive Administrative. 🏆🏆
Shorti i hedhur disa ditë më parë vuri përballë ekipin e Roskovecit me atë të Kumanit. Me një ceremoni modeste ekipet u rreshtuan dhe takuan miqësisht njëri-tjetrin . Loja u zhvillua e bukur dhe tregoi rivalitet të plotë.
Në përfundim fitues doli ekipi i Roskovecit me rezultatin 4- 1. Ky është vetëm fillimi . Takimi tjetër do të jetë Strum – Kurjan që do të luhet në fushën e SUK-1.
#Kupa_24_Korriku
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”5326,5327,5328,5329,5330,5331,5332,5333″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura Rrugore

Dita- ditës është duke marr formë rruga “Ish Reparti Ushtarak”.
Punohet me kanalizimet e ujrave të zeza për të vazhduar më pas me trotuaret dhe asfaltimin e saj.
Edhe pse rrugë lagjeje, standardi nuk ndryshon.
#Infrastruktura_Rrugore
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”5345,5346,5347,5348″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Të drejtat ekonomike, pronësore dhe familjare të grave në legjislacionin shqiptar

“Të drejtat ekonomike, pronësore dhe familjare të grave në legjislacionin shqiptar”
Kjo ishte tema e takimit të sotëm në Pallatin e Kulturës të zhvilluar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, PNUD dhe Ambasada Suedeze në bashkëpunim me bashkinë Roskovec.
Qellimi i këtij takimi ishtë ndërgjegjësimi i grave në komunitet, grupeve të interesit, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe organeve shtetëror në nivel vendor për një njohje më të mirë të të drejtave dhe detyrimeve ligjore të grave në fushën familjare, martesore, ekonomike dhe atë të pronësisë.
Kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi ka qënë në mbështetje të këtyre nismave dhe ka dhënë gjithmonë kontributin e saj në mbrojtje më të mirë të të drjtave të grave në këto fusha dhe zbatimit korrekt të ligjit.
[lsvr_gallery images=”5336,5337,5338,5339,5340,5341,5342″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kanalizimet e Ujrave të Zeza

Vazhdojnë punimet me ritëm të lartë nga Sektori i Kanalizimeve dhe Ujrave të Zeza në Njësinë Administrative Kuman, fshati Marinëz.
Ky investim shumë i domosdoshëm për banorët e këtij fshati është drejt përfundimit.
#Pranë_Qytetarëve
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5366,5365,5364,5363,5362,5361,5360″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sistemimi i rrugëve të brendshme të lagjeve

Jo vetëm rrugët kryesore por dhe rrugët e brendshme të lagjeve po pësojnë ndryshime të dukshme.
Në njësinë administrative Strum, fshati Suk 2, ka filluar rehabilitimi i rrugëve në lagjen Zogallar.
Shumë shpejt do të vihet re ndryshimi nga këto investime të bashkisë Roskovec jo vetëm në këtë segment rrugor por dhe në rrugët e tjera të brendshme të lagjeve.
#Infrastruktura_Rrugore
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”5309,5310,5311,5312,5313″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësim i Infrastrukturës Rrugore

Ka filluar puna për sistemimin e rrugës Jagodin- Roskovec. Ditën e djeshme ka filluar shtrimi i këtij segmenti rrugor me rërë bituminoze. Me këto ritme do vazhdojmë në çdo rrugë të territorit të bashkisë Roskovec në mënyrë që të sjellim urbanizimin në çdo zonë.
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5300,5301,5302,5303,5304,5305,5306″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikuafifikim Urban

Rikualifikimi urban pas Kumanit dhe Vidhishtës tashmë ka prekur dhe fshatin Suk 2, Njësia Administrative Strum.
Ka filluar puna për projektin zhvillimor të qendrës Suk 2.
🔜Së shpejti banorët e kësaj zone do të kenë një ambient të gjelbëruar dhe relaksues për të gjitha moshat.
#Projekt_Zhvillimor_Suk2
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”5294,5295,5296,5297″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime të nevojshme

Dje më datë 01 Qershor 2017, Kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi inspektoi punimet për pastrimin e kanalit Jagodin- Suk 1. Një investim ky i nevojshëm dhe i domosdoshëm për fermerët e kësaj zone nga të ardhurat e bashkisë.
Prioriteti i bashkisë tonë është të japim zgjidhje përfundimtare për çdo problemi.
#Ripërtëritje_Bujqësisë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5279,5280,5281,5282,5283″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook