Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Sistemi vaditës

Mirëmëngjes 
E nisëm ditën sot me ndërhyrjet në sistemin vaditës. Pas punës së Bashkisë Roskovec, kanalit vaditës V37, në Njësinë Administrative Strum, i janë rikthyer funksionet e tij të plota. 
Një investim ky i nevojshëm dhe i domosdoshëm për fermerët e kësaj zone nga të ardhurat e bashkisë.
Garantimi i cilësisë dhe jetëgjatësia e investimit janë prioritet i punës sonë.
[lsvr_gallery images=”7987,7988,7989,7990,7991″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Stacioni i pompimit të Hoxhenjëve

Zgjidhje përfundimtare, për një problem emergjent 
Ka filluar puna për mbrojtjen e stacionit të pompimit të Hoxhenjëve, në Suk 1, nga vërshimet e lumit Seman.
Ndërhyrje e domosdoshme për të garantuar sigurine e veprës dhe për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të zonës me shërbimin e ujitjes , por jo vetëm .
Ky stacion do të mundësojë mbulimin me vaditje në të gjithë sipërfaqen e kësaj zone, duke rritur njëkohësisht cilësinë dhe sasinë e prodhimit jo vetëm në sera .
[lsvr_gallery images=”7815,7816,7817,7818,7819,7820,7821″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura rrugore

Rikonstruksioni i rrugës Suk 1- Arapaj- Samaticë është një investim madhor për komunitetin dhe një tjetër premtim i mbajtur nga Kryebashkiakia zj. Majlinda Bufi.
Tashmë jemi në fazën e ndërtimit të trotuarëve.
Një projekt i plotë me asfaltim, ndriçim, trotuare dhe hapësira të gjelbëruar.
Ky investim ashtu si dhe çdo investim tjetër i bërë nga bashkia Roskovec, jo vetëm që përmirëson jetesën e qytetarëve në këtë segment rrugor por rrit dhe vlerën e pronave të tyre.
#Infrastruktura_rrugore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”7994,7995,7996,7997,7998″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e Bujqësisë

Kur themi #Rilindje_të_Bujqësisë kuptojmë rehabilitimin dhe rikthimin e funksioneve të kanaleve kulluese dhe vaditëse. Sot jemi duke punuar për sistemin kullues, i cili do t’i shërbejë komunitetit të fshatrave Marinëz dhe Jagodinë.
Një punë që do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjithë kanaleve kulluese dhe vaditëse në territorin e Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”7824,7825,7826,7827″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbrojmë ambientin!

14000 fidan të rinj u mbollën në digën e liqenit të Kurjanit.
Investimet janë detyrim i Bashkisë, mirëmbajtja është obligim i përbashkët.
Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për tu kujdesur për këto investime që po bëhen në Bashkinë Roskovec.
Së bashku ne mundemi!
[lsvr_gallery images=”7841,7842,7843,7844″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Dita e Tokës

Çdo vit më 22 Prill, shtetet në të gjithë botën ia kushtojnë ditën vlerësimit të shtëpisë sonë, planetit Tokë.
Edhe sot, Sektori i Mjedisit në bashkëpunim me Këndin e BE-së pranë Bashkisë Roskovec, organizuan disa aktivitete në kuadër të kësaj dite.
Disa nga aktivitetet e ndërmarra për të mbrojtur mjedisin ishin: marshim i nxënësve me pankarta në duar, lëvizje me biçikleta, pastimi i ambienteve ku jetojme e punojmë si dhe mbjellja e pemëve.
Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithëve në mbrojtje të Tokës.
#Dita_Ndërkombëtare_e_Tokës
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7830,7831,7832,7833,7834,7835,7836,7837,7838″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i Kishës “Shën Koll”

Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro sot në Kurjan së bashku me Kryetaren e Bashkisë znj. Majlinda Bufi vizituan kishën 700 vjeçare të Shën Kollit.
Ky monument kulture do t’i nënshtrohet restaurimit me fonde të bashkisë , projekt ky i përbashkët i Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Roskovec.
Pas rastaurimit , kjo zonë jo vetëm do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët, por do t’i japë dhe një hov zhvillimit ekonomik gjithë zonës.
#KishaShënKollit
#TrashëgimiKulturore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”7870,7871,7872,7873,7874,7875,7876,7877,7878″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rikonstruksioni i Qendrave Shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu vizitoi sot Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, qëndër kjo e cila është përfituese e projektit “Shëndet për të Gjithë”.
Jo vetëm në Roskovec por dhe në qendrat Shëndetësore Kurjan dhe Strum po punohet për të përmirësuar kujdesin shëndetësor parësor.
Së shpejti do të kemi një standart të ri nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës (investime në rehabilitimin e godinave dhe pajisjes së stafit mjekësor më instrumentet e duhur) dhe rritjes së kapaciteteve të stafit të qendrave shëndetësore (ofrimin e trajnimeve, ngritjen e grupeve të kolegëve dhe të forumeve të menaxherëve).

#PërmirësojmëShërbiminParësor
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”7892,7893,7894,7895,7896,7897,7898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Takime me komunitetin

Takimi me komunitetin, ditën e djeshme u zhvillua nga N/Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Prioriteti ynë jeni JU. Të jemi afër jush dhe t’i japim zgjidhje problemeve tuaja është një nga prioritetet kryesore për mbarëvajtjen e punës sonë.
[lsvr_gallery images=”7901,7902,7903,7904″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook