Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Takim në kuadër të projektit “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në 📍Kurjan ,për një akses më të mirë në zhvillim socio-ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”

🔈Në kuadër të projektit 🏢“Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në 📍Kurjan ,për një akses më të mirë në zhvillim socio-ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”, projekt i cili zbatohet nga 📍Bashkia Roskovec në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinancim nga 🇪🇺Bashkimi Europian.
✍️Ditën e djeshme më datë 02/10/2023 në sallën e mbledhjeve u zhvillua një takim i përbashkët me stafin përgjegjës të projektit .
✍️Në këtë takim ishte e pranishme Kryetarja e bashkisë znj.Majlinda Bufi, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe detaje të organizimit të aktivitetit të inagurimit në Qendrën Komunitare të rikonstruktuar më datë 27/10/2023 .
🔛Në vijim të takimit realiziam dhe një inspektim në ambientet e shkollës “Didin Bishani” .
#BashkiaRoskovec
#SCiDEV
#BE


Thirrje për trajnues për kurse profesionale në Qendren Komunitare, Kurjan:

Thirrje për trajnues për kurse profesionale në Qendren Komunitare,Kurjan:

1. Parukeri
2. Berber
3. Estetist/e
4. Asistent Zyre
5. Marketing
6. Kamarier/e
✍️Kandiditet e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë :
✅Jetëshkrim (CV) .
✅Çertifikatë të aftësive teknike/profesionale për kursin që shfaqin interes.
✅Njohuri dhe eksperiencë të mëparshme.
▪️2-3 vjet përvojë në fushën përkatëse
Detyrat/përgjegjësitë:
▪️Të përgatisë manualin e trajnimit për ciklin e plotë të kursit për të rinjtë/të rejat që shfaqin interes.
▪️Të draftojë kalenderin mujor të punës
▪️Të raportojë çdo muaj për punën e kryer dhe ecurinë e pjesëmarrësve të projekt menaxherja (preferohet ne gjuhen angleze)
▪️Të jetë fleksibël për orarin e zhvillimit të kursit.
Të interesuarit t‘ë dorëzojnë dokumentat pranë zyrës së One Stop Shop ✅

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë të njësisë Administrative Kurjan,
🗣️Ju njoftojmë se në kuadër të projektit: “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan➡️për një qasje më të mirë në zhvillimin social dhe ekonomik për të rinjtë dhe grupet e skajuar”, projekt i cili zbatohet nga Bashkia Roskovec, në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian,do të ofrohen këto kurse kualifikimi:
▪️1. Parukeri
▪️2. Berber
▪️3. Estetik
▪️4. Asistent zyre
▪️5. Marketing
▪️6. Kurs për kamarier.

🗣️Kurset zyrtarisht do të fillojnë në muajin Nëntor 2023 dhe do të zhvillohen në Qendrën Komunitare pranë shkollës” 📍Kurjan.
📱Ftojmë të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin këto kurse të kontaktojnë me stafin e projektit në terren:
📞Durim Bakaj: + 355 69 2533987
📞Aleksander Sheme: + 355 69 2504283
📞Behar Shytia: + 355 69 22 81 210
Faleminderit per Bashkepunimin!

Facebook
Facebook