“Bashkitë për Evropën” është projekti më i ri i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri me synim mbështetjen e ngritjes së një zyre evropiane lokale në secilën prej 61 bashkive, tashmë e hapur si zyrë pranë bashkisë Roskovec (Këndi i BE)
Projekti, i pari në llojin e vet në vendin tonë, synon të ndihmojë njësitë vendore të sjellin më afër qytetarëve të tyre Bashkimin Europian, të lehtësojë ndërlidhjen dhe ndarjen e përvojave mes bashkive dhe dialogun me qeverinë qendrore dhe Delegacionin e BE-së.
Niveli vendor është aty ku qytetarët dhe autoritetet janë më pranë njëri-tjetrit. Pjesa më e madhe e zbatimit të legjislacionit të BE-së ndodh në nivel vendor. Afrimi i BE-së me qytetarët dhe qeveritë vendore është kyç për aspiratën e Shqipërisë për në BE.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).