Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Analiza vjetore e punes se qendres shendetesore Roskovec

[lsvr_gallery images=”9901,9902,9903,9904,9905,9906,9907″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]Sot, pranë Pallatit të Kulturës Roskovec u organizua analizën e performancës së punës për vitin 2018 nga Qendra Shëndetësore Roskovec, me drejtoreshë zj. Irma Gishti.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Fier z. Vasil Bregu, zj. Shiponja Hoxha- Shefe e Sektorit të Rimbursimit dhe Kontrollit të Mjekut.
Qellimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i detajuar i veprimtarisë së kësaj qendre shëndetësore dhe objektivat që kjo qendër ka përcaktuar për vitin 2019. Gjatë analizës u përmendën nevojat dhe problematikat që stafi has gjatë përditshmërisë së punës së tyre.
Ky prezantim u zhvillua në prani të qytetarëve të cilët marrin shërbim dhe zhvillohet si detyrim ligjor por mbi të gjitha moral për të qënë sa më transparentë me qytetarët.
Qendra Shëndetësore Roskovec është një nga qendrat të cilat i janë nënshtruar rikonstruksionit total të ambientit të brendshëm dhe të jashtëm.
Përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve është prioriteti kryesor në punën tonë të përditshme.
#egjithëvëmendjapërju

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x