NJË VIZITË PUNE – NJË BASHKËBISEDIM

Sot në qendër të fshatit Luar kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda BUFI shkoi për të parë nga afër ambjentet e shkollës, vendin ku do të ngrihet një lapidar si dhe problemet e zakonshme. Të ndodhur rastësisht banorë, të rinj e veteranë u mbodhën për të bashkëbiseduar me kryetaren e Bashkisë zj. Majlinda. Në lokalin pranë shkollës një kafe pa protokoll dhe biseda të lirshme. Një nga pikat me të debatuara për banorët është rruga. Zj. Majlinda premtoi shtrimin e saj me çakull dhe rërë bituminoze si fazë e parë emergjente. Pasi të përfundoi studimi i grupit gjeologjik për gjurmën e rrugës, do të hidhen hapat e mëtejshëm për ndërtimin e saj sipas parametrave bashkëkohorë. Gjithashtu u ngrit edhe problem i ujit, i një kanali shkarkues si dhe sistemimi i fushës së sportit. Për të gjitha këto u dhanë përgjigje nga zj. Majlinda se shumë shpejt do të futen në rrugën e zgjidhjes .

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK

Sot më datë 30 gusht 2016 u mblodh Këshilli Bashkiak me rendin e ditës të paracaktuar. Midis të tjerave ishin:
– Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin gusht 2016
– Për miratimin e ndryshimeve në buxhetin e bashkisë
– Për krijimin e Inspektoriatit Vendor të bashkisë
– Për shpronësime me interes publik
– Miratim i projektit: Rikualifikim urban – Qendër Marinëz
– Projekt zhvillimor blloku nr. 2 Roskovec
Për këto e probleme të tjera këshilltarët bënë pyetje dhe, pasi u dhanë shpjegimet e duhura, u morën vendimet përkatëse.
Në mbledhje foli edhe kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI.

FESTOHET FORMIMI I BATALIONIT “TEFIK LAPANI”

Sot më datë 25 gusht, siç ka qenë dhe është bërë traditë, u festua 73 vjetori i batalionit partizan “Tefik Lapani” në fshatin Suk. Merrnin pjesë banorë të zonës dhe jovetëm, pjesëtarë të famijeve të veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve, intelektualë etj.

Ndodheshin edhe kryetarja e Bashkisë Roskoevc zj. Majlinda BUFI, deputetja e Qarkur Fier zj. Antoneta Dhima. Pranë lapidarit në përkujtim të kësaj ngjarjeje u vendosën kurora me lule në emër të Bashkisë Roskovec, Kom. Veteranëve të rrethir Fier, org. veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të zonës etj.

Mitingun e organizuar me këtë rast e hapi kryetari i Njësisë Administrative Ysenj Agaçi. Më pas, për rolin dhe kontributin e batalionit “Tefik Lapani” foli z. Thoma Meço, kryetar i Kom. Veteranëve të rrethir Fier. Pastaj përshëndeti zonja Majlinda BUFI, kryetare e Bashikisë Roskovec, deputetja Antoneta Dhima, Jakup Hazizi si përfaqësues i veteranëve të zonës.

Zoti Thoma Meço shpërndau kartat e anëtarësimit për pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe të veteranëve.

NJË VIZITË PËR DY PROJEKTE

Një projekt për riparimin e banesave të komunitetit rom ishte prioritet i Bashkisë Roskovec. Në rreth 40 banesa u riparuan çatitë dhe tualetet e banesave të këtij komuniteti. Fondi prej rreth 16.9 milion lekë po investohet sipas projekteve dhe po kontrollohet rreptësisht. Sot në inspektim ishte dhe kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI.

Në fshatin Jagodinë është bërë një punë e madhe për sistemimin dhe shtrimin e rrugës kryesore. Trotuaret janë sipas parametrave bashkëkohore. Në takimet e rastësishme me banorët e këtij fshati kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI dëgjoi vlerësimet e tyre por dhe disa problematika që ata ngrinin. Një nga këto ishte dhe sigurimi i ujit.

Kryetarja e bashkisë zj. Majlinda dha shpjegime edhe për këtë problem jetik. Duke qënë se problem i ujit lidhet edhe me kanalizimet dhe rruga akoma është në proces, parallel do të zgjidhet edhe problem i furnizimit me ujë.

Për këto dy projekte pati interesim edhe nga mediat lokale e qendrore.

PUNIME CILËSORE NË SHKOLLËN E STRUMIT

Punime perfekte dhe cilësore të skuadrës që drejton z. Astrit Hoxha e cila po punon për restaurimin e shkollës “7 dëshmorët” Strum. Është meritë e Bashkisë Roskovec që vuri dorë në mirëmbajtjen e shkollës Strum. Punimet janë përqëndruar në sistemimin e hyrjes lindore të shkollës dhe terrenit sportiv të fushës së basketbollit që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e procesit mësimor, edukativ në shkollë.

Banorët, dashamirësit ndjekin me vëmendje këto punime sepse në bangat e kësaj shkolle ulen fëmijët e tyre. Edhe drejtori i shkollës kujdeset për cilësinë e punimeve. Për me shumë se 20 vjet me radhë nuk ishte ndjerë dora dhe kujdesi i pushtetit për të mirëmbajtur këtë objekt të rëndësishëm.

Brenda kësaj jave përfundojnë sistemimin e ambjentit të përbashkët për mësuesit dhe zëvendësimin e dyerve të dëmtura të shkollës.

Investime të tilla po kryhen edhe në shkolla të tjera.

ÇDO FËMIJË ROM NË PARASHKOLLOR

Kjo ishte tema që u trajtua nga Observatori per të Drejtat e Fëmijëve në një takim që u zhvillua në Pallatin e Kulturës Roskovec. Qëllimi i këtij takimi ishte të mbledhë bashkë autoritetet lokale, ofruesit e shërbimeve dhe përfaqësues të komunitetit rom për të diskutuuar mbi hartimin e një strategjie lokale në shërbim të kësaj kategorie.
Në këtë takim mori pjesë dhe foli edhe zëvendëskryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj.

 

LULISHTE PËR KOMUNITETIN

Në hapësirat prapa pallateve po punohet me ritme të shpejta, për të krijuar sa më shumë vende shplodhëse dhe argëtuese për fëmijët dhe moshat e treta. Në këtë vend do të bëhet një lulishte e vogël ,ku do të jetë në funksion të komunitetit

PUNIMET VAZHDOJNË

Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi duke vëzhguar punimet që vazhdojnë…
Vazhdojnë me intesitet të lartë punimet për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve të ujërave të zeza, në Njësinë Administrime Kuman. Aktualisht punohet në fshatin Kuman dhe Marinëz .Për të vëzhguar punimet ishte vetë e pranishme Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi.