Rikonstrukisoni i shkollës “7 Dëshmorët”

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjeçare “7 Dëshmorët” në Strum. 
Një bashkëpunim ky i bashkisë Roskovec dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), me financim të këtij të fundit.
Nxënësit e kësaj shkolle do ta fillojnë vitin e ri mësimor me një shkollë e cila mund të thuhet se do të jetë një nga shkollat model për nga ana infrastrukturore dhe jo vetëm.
#BashkiaRoskovec

Kupa “24 Korriku”

Ashtu dhe siç ishte lajmëruar, ditën e festës së Roskovecit, u luajtën dy ndeshje.
Ndeshja e parë ishte midis ekipit të veteranëve të Roskovecit dhe atij të Njësive Administrative. Një ndeshje kjo e mbushur me emocion dhe për vetë faktin se këta veteran që kanë krijuar historinë e Rrufes riluajtën pas kaq shumë vitesh të lënë në harresë. Pasioni me të cilën ata luanin ishte një shembull për të gjithë sportdashësit. Kampion nga kjo ndeshje doli ekipi i Roskovecit ku arriti të fitonte me penallti me rezultatin 4-2.
Ndeshja e dytë ishte finalja e madhe për kupën “24 Korriku” midis ekipeve të Roskovecit dhe Kumanit. Në secilin lojtar dallohej lehtësisht energjia, serioziteti dhe dëshira që ata kishin për të luajtur . Nga ndeshja e të rinjëve doli fitues ekipi i Roskovecit me rezultatin 2-0.
Gjatë fjalimit të saj Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi shprehu se ajo do të bëjë të pamundurën që ta rikthejë dhe njëherë futbollin në nivelin që ai ka qënë dikur.
Në fund të ndeshjeve u shpërndanë çertifikatat e mirënjohjes dhe cilësisë për albitrat, golashënuesi më i mirë, lojtari më i mirë dhe ekipi më i mirë.
S’mund dhe të mos mungonin kupat për të dyja ekipet kampion.
Suksese të gjithave ekipeve dhe faleminderit për emocionet e dhuruara gjatë këtij kampionati kaq të bukur.

 

Festa e Roskovecit “24 Korriku”

“ Ndër shekuj shitet dhe blihet; njerëzia takohet, dija dhe tradita trashëgohet…”
Ku tjetër përveç se në Roskovec, tashmë me një vepër monumentale e cila do të kujtojë dhe do ta bëjë të paharrueshme historinë brez pas brezi.
Është viti i dytë që Roskoveci feston festën e qytetit. Të gjithë banorët e të gjitha fshatrave të bashkisë u bashkuan për të festuar këtë festë e cila është kthyer në traditë për Roskovecin.
Ishte menduar për çdo detaj; muzika ,zbukurimet, panairi i cili promovoi vlerat kulturore dhe artistike të Roskoveci dhe pikturat nga artistët e zonës tonë.
Por festa nuk mbaroi me kaq.
Dy ndeshje , dy ekipe kampion, dy kupa të fituara me zotësi , një koncert emocionues me këngëtarët e mirënjohur Petrit Lulo, Dritan Hajdini, Mariza Ikonomi, Jazz club Band dhe humoristët Cekja i Beratit dhe Rita Lati.
S’ka fjalë që mund të përshkruajnë atmosferën e ditës së djeshme. Fotot flasin vetë.
Ta gëzojmë ndër vite këtë festë !
Ta kujtojmë brez pas brezi historinë tonë !

[lsvr_gallery images=”5673,5674,5675,5676,5677,5678,5679,5680,5681,5682,5683,5684,5685,5686,5687,5688,5689,5690,5691,5692,5693″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”

Qendra bashkëkohore e Vidhishtës

Nuk e besoni???
Po po në Vidhisht jemi.
🔜Janë drejt përfundimit punimet në qendrën e Vidhishtës, investim ky nga të ardhurat e bashkisë.
Kujdesemi dhe për detajin më të vogël në mënyrë që të arrijmë objektivin final: një qendër bashkëkohore, shplodhëse e cila do i japi jetë dhe gjallëri Vidhishtës.

Vazhdojnë punimet

Festa e Roskovecit po afron. 
Objektivi kryesor këto ditë ka qënë sistemimi dhe përfundimi i punimeve tek rrethrrotullimi, pikërisht atje ku pas disa ditësh do të vendoset edhe shtatorja “Pazari i Roskovecit”.
Puntorët e bashkisë po punojnë mbi format dhe detajet zbukuruese të projektit artistik të cilat shoqërojnë shtatoren.

 

Ndeshja Strum- Kuman

Ditën e shtunë, më datë 15.07.2017, në fushën e Sukut u zhvillua ndeshja direkte midis Strumit dhe Kumanit. Si çdo ndeshje tjetër dhe kjo ndeshje u ndoq me interesim nga qytetarët. Të dyja ekipet luajtën shumë mirë dhe ishin shumë të organizuar duke e çuar ndeshjen në barazim. Në këtë mënyrë ka përfunduar faza e ndeshjeve direkte duke përcaktuar edhe renditjen si më poshtë:
Roskoveci 6 pikë
Kumani 4 pikë
Strum 4 pikë
Kurjani 3 pikë
Ekipi i Kumanit kalon në finale sepse ka golavarazh më të mirë.
Në këtë mënyrë ekipet finaliste Roskoveci dhe Kumani do të përballen edhe një herë më datë 23 korrik për të fituar kupën më emrin “24 korriku”.

 

Rikonstruksioni i rrugës së Ngjeqarit

Një tjetër rrugë i është nënshtruar rehabilitimit. Rruga e Ngjeqarit, një projekt i plotë me asfaltim, trotuare dhe ndriçim. Kemi filluar me zgjerimin e rrugës, ndërtimin e trotuarëve dhe vendosjen e ndriçimit.
Problematikat janë të shumta por ne s’do të ndalemi.
Pasi të përfundohen të gjitha këto akse do të vijohet edhe me rrugët e brendshme të fshatrave.
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec

 

Ndeshja Roskovec- Kurjan

Ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku” midis Roskovecit dhe Kurjanit që u zhvillua më 8 korrik 2017, përfundoi me rezultatin 2-0 , ndeshje e cila përcaktoi dhe ekipin e parë finalist. Të gjitha parametrat e një takimi zyrtar u zbatuan me korrektesë. Deri tani kur ka mbetur edhe një takim pa u zhvilluar ai midis Strumit dhe Kumanit, në krye të klasifikimit është Roskoveci me 6 pikë, në vend të dytë Kumani me 3 pikë, Strumi me 3 pikë dhe Kurjani me 3 pikë. Takimi i radhës midis Strumit dhe Kumanit do të zhvillohet më datë 15 korrik, ora 18: 00, tek fusha e sportit Suk 1. Kjo ndeshje e fundit do të përcaktoj dhe finalistin e dytë.

#Kupa24Korriku