Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: June 2018

Konsulencë ligjore falas

Ju urojmë një fundjavë të këndshme me disa momente nga pasqyrimi i një takimi i cili i vjen në ndihmë të gjitha grupeve në nevojë.
Konsulencë ligjore falas.
Kjo ishte tema e drejtuar nga Elkida Shkopi me disa përfaqësues nga Bashkia Roskovec dhe nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.
Një projekt ky si bashkëpunim i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( UNDP), Ministrisë së Drejtësisë dhe Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, do ti vij në ndihmë komuniteteve në nevojë dhe të disavantazhuara, pakicave kombëtare dhe komuniteteve fetare, përmes shërbimeve ligjore falas.
[lsvr_gallery images=”8163,8164,8165,8167,8168″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e bujqësisë

Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës.
Jemi në Njësinë Administrative Kuman, për të vijuar më pas në Njësitë e tjera.
Një punë që do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjithë kanaleve kulluese dhe vaditëse, të përcaktuar sipas një axhende punimesh.
[lsvr_gallery images=”8171,8172,8173,8174″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Gëzuar festën e 1 Qershorit!

Si asnjë herë tjetër skena e Pallatit të Kulturës Roskovec nuk ka patur kaq shumë artistë të vegjël dhe spektatorë të mëdhenj. Ishin prindërit dhe gjyshërit e vogëlushëve që ndiqnin këta artistë të mrekullueshëm. Kopshti i Roskovecit zhvilloi sot koncertin me rastin e 1 Qershorit – Festës së Fëmijëve.
Me këto aktivitete synohet kultivimi i vlerave kulturore dhe artistike.
Mbyllja e aktivitetit u realizua me shpërndarjen e çertifikatave për të gjithë fëmijët. Lumturia dhe emocionet dalloheshin lehtësisht në sytë e vogëlushëve.
Fotoreportazhi përciell momente nga festa.
#GëzuarFestënTëDashurVogëlush
[lsvr_gallery images=”8188,8187,8186,8185,8183,8182,8181,8180″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook