Dita Ndërkombëtare e Tokës

Sot, më 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kujtojmë se kemi përgjegjësi që kalojnë përtej shtëpive tonë. Është një ditë e veçantë për ti shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, e cila mbështet të gjitha format e jetës.
Sot, sektori i shërbimeve vazhdoi pastrimin e zonave më të ndotura në fshatrat nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
Të gjithë bashkë ne mund të bëjmë të mundur që ajri që thithim, uji që pijmë dhe mjedisi ku ne jetojmë të jetë i pastër.
#DitaNdërkombëtareTokës
#PastrojmëTokënQëDuam
#BashkiaRoskovec

Kampionati i volejbollit për djem

Pas ndeshjes së volejbollit për vajza, u zhvillua kampionati për djem midis shkollës “Didin Bishani” dhe “Adem Vrapi”.
Ky aktivitet tregoi dëshirën dhe përkushtimin e nxënësve të shkollave për aktivitetet sportive. Përgatitja e tyre tregoi dhe njëherë vullnetin e specialistit të sportit z. Eldison Kapo dhe mësuesëve të edukimit fizik në këto aktivietet si dhe vijueshmërinë e traditës sportive në bashkinë tonë.
Ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës të gjimnazit “Adem Vrapi”.
N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha i cili ishte i pranishëm gjatë gjithë minutave të ndeshjes, iu dha skuadrave çertifikatë mirënjohje dhe i falenderoi për emocionet që kjo lojë përcolli tek të gjithë.

 

Rikonstruksioni i Kishës “Shën Koll”

Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro sot në Kurjan së bashku me Kryetaren e Bashkisë znj. Majlinda Bufi vizituan kishën 700 vjeçare të Shën Kollit.
Ky monument kulture do t’i nënshtrohet restaurimit me fonde të bashkisë , projekt ky i përbashkët i Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Roskovec.
Pas rastaurimit , kjo zonë jo vetëm do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët, por do t’i japë dhe një hov zhvillimit ekonomik gjithë zonës.
#KishaShënKollit
#TrashëgimiKulturore
#BashkiaRoskovec

 

Rikonstruksioni i Qendrave Shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu vizitoi sot Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, qëndër kjo e cila është përfituese e projektit “Shëndet për të Gjithë”.
Jo vetëm në Roskovec por dhe në qendrat Shëndetësore Kurjan dhe Strum po punohet për të përmirësuar kujdesin shëndetësor parësor.

Së shpejti do të kemi një standart të ri nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës (investime në rehabilitimin e godinave dhe pajisjes së stafit mjekësor më instrumentet e duhur) dhe rritjes së kapaciteteve të stafit të qendrave shëndetësore (ofrimin e trajnimeve, ngritjen e grupeve të kolegëve dhe të forumeve të menaxherëve).

Takime me komunitetin

Takimi me komunitetin, ditën e djeshme u zhvillua nga N/Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Prioriteti ynë jeni JU. Të jemi afër jush dhe t’i japim zgjidhje problemeve tuaja është një nga prioritetet kryesore për mbarëvajtjen e punës sonë.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, të zhvilluar më datë 19 Prill, u diskutuan dhe miratuan çështjet si më poshtë:

1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-30 Prill 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-30 Prill 2018.
3. Dhënia e Ndihmave Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Mars 2018.
4. Ndryshimi i vendimit nr. 73 datë 24.11.2017 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2018”.
5. Dhënien e ndihmave ekonomike të menjëhershme.
6. Miratimi i strategjisë për zhvillimin ekonomik- bujqësor të Bashkisë Roskovec.
7. Informacion mbi vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 41 datë 22.05.2017.
8. Informacion për shpërblimin e Këshilltarëve të Bashkisë Roskovec.
9. Informacion për situatën e ujitjes dhe kullimit për vitin 2018.

Informohuni për vendimet e Këshillit Bashkiak!

Të rinjtë e Roskovecit më pranë Bashkimit Evropian

Të rinjtë e Roskovecit më pranë BE-së , përmes projektit “Bashkitë drejt Europës”
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin:
z. Frederic Misrahi përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Bekim Murati Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, znj. Jolanda Trebicka Drejtuese e projektit “Bashkitë për në Evropë”, zj.Edlira Muhedini dhe z.Artur Kurti ,qytetarë , përfaqësues të arsimit, pushtetit qendror, vendor dhe komunitet.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi gjatë fjalës së saj përshëndetëse u shpreh: “Ne mbështetëm krijimin e këndit të informacionit për BE-në në dy shkollat e qytetit të Roskovecit. Ne besojmë se duke edukuar të rinjtë, mbi vlerat dhe parimet e BE-së, ne kontribuojmë në formimin e një brezi të ri më të mirë dhe japim ndihmesë që Shqipëria të bashkohet me familjen e BE-së.”
Z. Misrahi përfaqësues i Delegacionit të BE u shpreh: “Ky projekt është një mundësi shumë e mirë dhe do të përkrah dhe mbështesë Bashkitë për çdo nevojë që ato do të kenë për të arritur standartet e Bashkimit Evropian
Aktiviteti u shoqërua me vizita në këndet e ngritura pranë Bashkisë dhe shkollave duke vazhduar më pas me konkursin e nxënësve për njohuritë e tyre mbi BE – në .
#Më_pranë_Bashkimit_Evropian
#Bashkitë_për_në_Evropë
#Këndi_i_BE
#Bashkia_Roskovec

Java Ndërkombëtare e Tokës

Vazhdon aksioni i pastrimit në kuadër të javës ndërkombëtare të tokës.
Kjo është një javë e cila shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj.
Bashkohu dhe Ti nismës së Bashkisë Roskovec.
Beje për veten tënde.
Bëje për të ardhmen e fëmijëve të tu.