Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: February 2018

Investime në Infrastrukturën rrugore

A ju kishim thënë se Rilindja Urbane do të jepte rezultatet e saj edhe në lagjet e brendshme të bashkisë sonë?
Tashmë rezultati do të jetë i dukshëm dhe në lagjen “Ish sektori i ndërmarrjes bujqësore” në Roskovec.
Puna ka nisur!
Koha është ajo që do të jap rezultatin.
[lsvr_gallery images=”7196,7197,7198,7199,7200″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Formalizim Ekonomik

Drejtoria Ekonomike ka organizuar takime me bizneset që nuk kanë paguar detyrimet tatimore në vite , në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Roskovec.
Të pranishëm në këto takime ishin Administratori i përgjithshëm
z.Kadri Hyska, Drejtori Ekonomik. z. Selman Çepele dhe znj. Ditmira Goga përgjegjëse e sektorit të Tatim- Taksave.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi problematikat që i kanë bërë këto biznese debitore;
në pamundësinë për të mos paguar taksat vendore në kohë si një detyrim ligjor i tyre.
Gjetja e një rruge të përbashkët , të ndërmjetme të lehtësuar ishte në fokus të diskutimeve !

 [lsvr_gallery images=”7207,7208,7209,7210,7211,7212,7213,7214″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Thuaji ndal dhunës!

“Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje në qendrat rezidenciale emergjente publike dhe jopublike (strehëzat emergjente)”
Kjo ishte tema e cila mblodhi në tavolinën e diskutimin antarët e grupit teknik të Mekanizmit të Referimit Kundër Dhunës në Familje, projekt i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD.
Në panelin drejtues ishin znj. Aurela Bozo, Eksperte kundër dhunës me bazë gjinore, PNUD, znj. Edlira Papavangjeli përfaqësuese e PNUD dhe N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha.
Gjatë takimit u diskutua mbi mbarëvajtjen e projektit dhe për standartet e strehëzës emergjente e cila pritet të hapet së shpejti për të mbështetur dhe për t’i ardhur në ndihmë viktimave të dhunës.
#Thuaji_ndal_dhunës!
#Denonconi_dhunën!

[lsvr_gallery images=”7226,7227,7228,7229,7230,7231,7232,7233,7234″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takojmë të rinjtë

Takimet në shkolla vazhdojnë.
Këto ditë përfaqësuesi i “Peace Corps” në Roskovec z. Robert White së bashku me kordinatorin e Qendrës Komunitare u takuan me vogëlushët e shkollave në Suk 1 , Suk 2 dhe Strum.
Qellimi i këtyre vizitave është njohja dhe informimi i nxënësve rreth “Peace Corps” dhe funksionit që z. White ka.
Të rrisim një brez të mirëinformuar dhe përgatitur është një nga qellimet tona.
[lsvr_gallery images=”7217,7218,7219,7220,7221,7222,7223″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Mundësi të reja për gratë fermere

Një takim i realizuar sot me përfaqësuesit të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Bujqësisë
Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi dhe produktet e investimit të BB-re në rrjetin ujitës , sa dhe si është pritshmëria e fermerëve për sezonin ujitës dhe në vazhdimësi 
Takimi më pas vazhdoi në sallën e mbledhjeve të Këshillit , në të cilin morën pjesë gratë fermere të bashkisë Roskovec. Mundësitë që bashkia mund t’i ofrojë kësaj kategorie për të zhvilluar më tej bizneset e tyre, ishte tema e diskutimit.
[lsvr_gallery images=”7237,7238,7239,7240,7241,7242,7243,7244″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook