Rrjeti i ri KUZ

Puntorët e bashkisë Roskovec çdo ditë në punë. Ska ndalur asnjë ditë puna për ndërtimin e rrjetit të ri KUZ në lagjen “Kodra e Spitalit”.
Zgjidhje përfundimtare për banorët e kësaj zone.

Takim me Ambasadorin e Suedisë

Ambasadori i Suedisë në Tiranë Johan Ndisi dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB dhe njëherazi përfaqësues i PNUD në Shqipëri Brian Williams kanë vizituar dje Roskovecin. Fillimisht ata kanë mbërritur në Kuman të shoqëruar nga të rinj dhe kanë përshkuar një shëtitje me biçikletë itenerarin Kuman- Roskovec, kjo në kuadër të turit të tij ciklistik nëpër Shqipëri. Vizita më pas ka vazhduar në një takim të shkurtër në zyrën e Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi. Qellimi kryesor i vizitës së ambasadorit Johan Ndisi ishtë për të parë rezultatet e ndryshimeve të ndodhura nga reforma administrative- territoriale por dhe për të dhënë ndihmën e tyre në mënyrë që kjo reformë të ecë përpara. Gjatë kësaj vizite ambasadori Johan Ndisi dhe Koordinatori i Perhershem i OKB kanë takuar grupin teknik të ngritur pranë bashkisë Roskovec “Pro barazisë gjinore- kundër dhunës në familje”. Pikat kyçe të diskutimit gjatë këtij takimi ishin investimet e bëra për fuqizimin ekonomik të gruas dhe mirëfunksionimi i mekanizmit kundër dhunës në familje . Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi ka shprehur gatishmërinë dhe mundësitë reale për ngritjen e një qendre pritje për ato gra dhe vajza që ndjehen të kërcënuara nga dhuna në familje. Gjithashtu ajo shtoi se bashkia Roskovec ka nisur një fushatë sensibilizuese për promovimin, nxitjen dhe ndihmën financiare për gratë në agrobiznes.

Infrastruktura Rrugore

Sot Kryetarja e bashkisë Roskovec znj.Majlinda Bufi inspektoi punimet në rrugën “Qazim Hoxha”. Puntorët janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e trotuarit dhe zhvendosjen e shtyllave elektrike.
Punohet intesivisht në mënyrë që qytetit të Roskovecit ti shtohet sa më shpejtë një tjetër rrugë me parametra urbanë.

INFRASTRUKTURA RRUGORE

Në bashkinë Roskovec vazhdon puna për rregullimin e rrugëve të brendshme të lagjeve. Ditën e sotme puntorët e Bashkisë janë duke punuar në rrugën “Qazim Hoxha” për ndërtimin e trotuarit.
Puna vazhdon, asnjëherë nuk ndalet.

 

Festa e Gruas

Ditën e djeshme nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë Roskovec znj.Majlinda Bufi, festa e 8 marsit mori një dimension tjetër. Gratë zënë një vend të rëndësishëm në shoqërinë tonë. Në respekt të tyre Kryetarja e bashkisë organizoi një aktivitet festiv. Një urim të sinqertë dhe të ndjerë shprehu Kryetarja për të gjitha gratë duke premtuar se do jetë në mbështetje dhe pranë tyre gjithmonë.

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Ndihmat për familjen Fisheku s’kanë mbaruar. Pas ndërtimit të të një shtëpie të re me nismën e Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, ditën e djeshme me rastin e festës së 8 Marsit, OJF “Gruaja, Komuniteti, Mjedisi” në bashkëpunim me bashkinë i erdhën përsëri në ndihmë kësaj familje. Kësaj nisme iu bashkuan femrat e bashkisë , disa gra nga Roskoveci, stafi i mësuesve dhe nxënësit e shkollës “Adem Vrapi”, shkolla “Jashar Muhameti” Vlosh, “ 5 Dëshmorët” Suk 1, “Naun Doko” Marinëz.
Një kontribut të veçantë dha Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe N/ Kryetarja znj. Hava Begaj.

Festa e Mësuesit

Me rastin e Festës së Mësuesit, Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi organizoi një aktivitet me mësuesit e shkollave dhe kopshteve të bashkisë. Ky aktivitet u organizua në nder të mësuesve tanë dhe punës së tyre të palodhur. Të ftuar në festë ishin Deputeti i zonës z. Anduel Xhindi dhe Drejtori i DAR-it Fier z.Shkëlqim Allkaj.
Kryetarja e bashkisë uroi në këtë ditë të veçantë mësuesit dhe shpërndau nga një lule për gjithësecilin prej tyre.