Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: June 2016

Fëmijet dhe Shëndeti

Më datë 08.06.2016, Qendra Shëndëtsore Kuman me doktoreshë Blerina Buzi, në bashkëpunim me organizatën Jofitimprurëse, “Gruaja, Mjedisi, Komuniteti”, në të gjitha shkollat e “Njësisë Administrative Kuman” organizuan projektin “Fëmijet dhe Shëndeti” ky projekt do të organizohet dhe me fëmijët e të gjithë Bashkisë Roskovec
[lsvr_gallery images=”1811,1812″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NË SHKOLLËN E STRUMIT 2 GAZETA

Nxënësit e shkollës “7 Dëshmorët” në Strum po e mbyllin vitin mësimor 2015-2016 me balance të shkëlqyera. Krahas notave që janë tregues i përgatitjes mësimore, krahas aktiviteteve të shumta kulturore, artistike e sportive që janë tregues të pasioneve dhe talenteve të tyre, ata shpalosën edhe një tregues tjetër; nxorrën në dritën e botimit edhe 2 gazeta.; “Fjordet” dhe “The Revolution”. Ideatorë dhe realizues janë vetë nxënësit e kësaj shkolle. Stafi pedagogjik dhe drejtori Gazmir Toska kanë meritën që mbështesin këto ide bashkohore dhe europiane. Ju lumtë!
[lsvr_gallery images=”1801,1802″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJË NDESHJE ME STANDARTE

Ditën e shtunë më 4 qershor 2016 në fushën e bukur të Suk-1 u zhvillua takimi i radhës midis ekipit përfaqësues të Njësisë Administrative Strum dhe atij të Kumanit. Më herët organizatorët kishin marrë masat e duhura; fusha ishte vizuar,ishin vendosur flamujt. Në orën 17 ndeshja filloi me fotot e rastit të ekipeve. Kjo ndeshje kishte ngjallur interesim të madh tek banorët vendas dhe jo vetëm. Edhe në këtë ndeshje e pranishme ishte kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFi si dhe zëvendëskryetari Afrim Plaka. Kjo ndeshje u drejtua nga një 3-she gjyqtarësh të kategorisë superiore me kryesor Kreshnik Cjapi dhe ndihmsat e tij Albano Konoceri dhe Ramazan Thaçi.
Takimi ishte vlerësuar nga të dy ekipet. Të parët kaluan në avantazh ekipi I Kumanit. Por futbollistët e Strumit u mobilizuan dhe me një lojë të organizuar arritën të barazojnë dhe përmbysin rezultatin. E gjithë ndeshja përfundoi 3-1 në favor të ekipit vendas-Strum.
Pas dy ndeshjeve Strumi dhe Roskoveci kanë nga 3 pikë por vendin e parë e ruan Strumi me golaverazh më të mirë

[lsvr_gallery images=”1773,1774,1775,1776,1777,1778,1779,1780,1781,1782,1783,1784,1785,1786,1787,1788,1789,1790,1791,1792,1793,1794,1795,1796,1797,1798″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FËMIJËT NË SKENË

Si asnjë herë tjetër skena e Pallatit të Kulturës Roskovec nuk ka patur kaq shumë artistë të vegjël dhe spektatorë të mëdhenj. Ishin prindërit dhe gjyshërit e vogëlushëve që ndiqnin këta artistë të mrekullueshëm. Pothuaj të gjithë kopshtet në çdo fshat zhvilluan koncertet e tyre me rastin e 1 Qershorit – Festës së femijëve. Të tillë mund të përmendim kopshtet në Marinëz, Kuman, Velmish, Ngjeqar etj.
Me këto aktivitete Bashkia e Roskovecit synon kultivimin e vlerave kulturore, edukimin përmes veprimtarive masive. Duke u rritur me këtë frymë brezat e vogëlushëve, zhvillojnë edhe pasionin e tyre për artin dhe muzikën.
Ky fotoreportazh është një përmbledhje fotografish nga këto aktivitete.
[lsvr_gallery images=”1758,1759,1760,1761,1762,1763,1764,1765,1766,1767,1768,1769,1770″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KONCERT FËMINOR

I Qershori i këtij viti gjallëroi skenën dhe sallën e Pallatit të Kulturës Roskovec. Fëmijët e kopshteve të qytetit Roskovec shpërthyen me zërat gazmorë. Këngë, valle e recitime, skena improvizimi u pëlqyen nga prindërit që mbushnin sallën. Në emër të Bashkisë Roskovec përshëndeti zëvendëskryetari Afrim Plaka. Fotoreportazhi sjell pamje nga ky koncert. Koncerte të tilla u zhvilluan në shumë kopshte të Bashkisë Roskovec. Shpejt do të kemi një fotoreportazh përmbledhës edhe nga kopshtet e fshatrave.
Edhe një herë: GËZUAR 1 QESHORIN, FËMIJË TË DASHUR!
[lsvr_gallery images=”1735,1736,1737,1738,1739,1740,1741,1742,1743,1744,1745,1746,1747,1748,1749″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

1 Qershor – Gëzojnë fëmijët

Dita e 1 Qershorit edhe në kopshtet e shkollat e Bashkisë Roskovec solli gëzim e hare. Që në orën 9 salla e Pallatit të Kulturës gumëzhiu nga zërat e gëzuar të fëmijëve të kopshteve të qytetit Roskovec.
Kurse në orën 11 kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI priti një grup fëmijësh, përfaqësues nga të gjitha shkollat e bashkisë. Fëmijët me tufa lulesh mbushën zyrën e kryetares e cila u rezervoi një pritje të ngrohtë. Në mesazhin e urimit zj. Majlinda uroi fëmijët me rastin e 1 Qershorit duke shprehur edhe dëshirën që jeta e tyre të jetë sa më e lumtur. Duke marrë nga një çokollatë fëmijët shprehnin e dëshirat e tyre. Dikush u ul edhe në karrigen e kryetares duke ndezur dëshirën që një ditë mund të bëhet edhe kryetar.
Pastaj disa foto zyrtare para bashkisë me të gjithe fëmijët dhe mësuesit që i shoqëronin.
Për disa nga fëmijët më të dalluar u shpërndanë çertifikata.

[lsvr_gallery images=”1710,1711,1712,1713,1714,1715,1716,1717,1718,1719,1720,1721,1722,1723,1724,1725,1726,1727,1728,1729,1730,1731,1732″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PRITJE E NGROHTË MIQËSORE

Ditën e martë më datë 31 maj 2016, kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI priti në një takim të veçantë Mitropolitin e Apollonisë, Fierit, Patosit dhe Libofshës, Hirësinë e Tij z. Nikolla. Në këtë takim Hirësia e Tij shoqërohej nga kleriku At Nikolla Nushi. Ndodheshin edhe zëvendëskryetari Afrim Plaka si dhe drejtori i Kulturës Thoma Goga. Pasi u uroi mirëseardhjen mysafirëve të nderuar, kryetarja e bashkisë e uroi klerikun e lartë edhe për fronëzimin e tij në detyrën e lartë të Metropolitit.
Në takim u fol për ruajtjen e objekteve të kultit dhe të trashëgimisë së vlerave kulturore të tyre. Palët diskutuan dhe informuan lidhur me problemet për ngritjen e kishës ortodokse në Roskovec. Gjithashtu u fol edhe për aplikimin e disa projekteve social kulturore për fëmijët dhe të rinjtë.
Në përfundim Metropoliti z. Nikolla falenderoi kryetaren e Bashkisë Roskovecit zj. Majlinda BUFI për pritjen e ngrohtë e miqësore.
[lsvr_gallery images=”1700,1701,1702,1703,1704,1705,1706″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook